Alergologji

Shërbimi alergologjik në Egian by Intermedica ofron diagnostikim dhe trajtim të specializuar për një gamë të gjerë të sëmundjeve alergjike dhe respiratore.

Specializuar në Sëmundjet Alergjike

Ky shërbim drejtohet nga Dr. Bardhyl Vaqarri, alergolog me mbi 40 vite përvojë klinike, i cili është pjesë e ekipit tonë prej më shumë se 10 vitesh, duke ofruar kujdes të përkushtuar dhe të personalizuar për pacientë të të gjitha moshave.

Alergologjia është një specialitet që merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike, patologji këto me ndërmjetësi imunologjike me shkak hipersensibilitetin ndaj alergenëve ajrorë, ushqimorë, medikamentozë dhe të kontaktit.

Shërbimet Tona Alergologjike

Sëmundjet që Trajtojmë

  • Astma Bronkiale
  • Riniti Alergjik
  • Anafilaksia
  • Urtikaria
  • Angioedema
  • Dermatiti Atopik
  • Dermatiti i Kontaktit
  • Alergjia Ushqimore
  • Reaksionet Medikamentoze

Shërbimet e Ofruara

Shërbimet e alergologjisë të ofruara pranë Egian by Intermedica janë gjithëpërfshirëse dhe çojnë në vendosjen e diagnozës dhe përcaktimin e trajtimit mbajtës dhe përfundimtar të sëmundjeve alergjike:

1. Vizita me mjekun alergolog

I cili pas marrjes së një historiku të hollësishëm të sëmundjes së pacientit dhe ekzaminimit fizik vendos për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.

2. Ekzaminimet laboratorike
  • IgE specifike për alergenët ajrorë
  • IgE specifike për alergenët ushqimorë
  • IgE specifike për alergenët medikamentozë
  • IgE specifike për helmin e insekteve, si bleta dhe grerëza shkaktare këto të simptomave të pacientit
3. Ekzaminimet në lëkurë
  • Prick test në lekurën e parakrahut për alergenët ajrorë dhe ushqimorë
  • Prick test për helmin e bletës dhe grerëzës
  • Patch test në lëkurën e shpinës për alergenët e kontaktit
  • Intradermal test për medikamente të ndryshme si antibiotikë, antiinflamatorë, dhe anestetike
4. Spirometria

Prova funksionale respiratore e cila evidenton prekjen e funksionit pulmonar si pasojë e kontaktit me agjentët shkaktarë të simptomave në rrugët e frymëmarrjes.

5. Trajtimi i sëmundjeve alergjike
  • Edukimi i pacientit rreth evitimit të agjentit shkaktar të simptomave alergjike
  • Mjekim medikamentoz për patologjitë përkatese, edukimi për përdorimin e tyre
  • Imunoterapia alergen specifike (vaksinimi)

Alergologu Ynë

Mbi 40 vite përvojë klinike në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike

Dr. Bardhyl Vaqarri
Dr. Bardhyl Vaqarri

Alergolog