Shërbimi i dermatologjisë në Egian by Intermedica ofron diagnostikim dhe trajtim të specializuar për sëmundjet e lëkurës, flokëve, thonjve dhe indeve të buta.
Ky shërbim drejtohet nga Dr. Fahri Xhemollari, dermatolog me mbi 40 vite përvojë klinike, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e një game të gjerë patologjish dermatologjike.
Vlerësim të detajuar klinik, marrje të historikut dhe diagnozë të saktë.
Të përshtatura sipas tipit të lëkurës dhe patologjisë specifike.
Fotombrojtje, trajtim për lëkurë të ndjeshme dhe me prirje për akne.
Sëmundjeve kronike me plane të individualizuara mjekimi.
Djegia me azot (krioterapia) është një metodë moderne dhe pa dhimbje, ku përdoret temperaturë shumë e ulët për të ngrirë dhe eliminuar lythat, keratozat apo disa lloje njollash dhe lezionesh të tjera në lëkurë. Kjo procedurë është e shpejtë, e sigurt dhe ndihmon që lëkura të rigjenerohet shpejt, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Me përvojën e gjatë të Dr. Fahri Xhemollarit dhe përkushtimin e tij ndaj kujdesit dermatologjik cilësor, pacientët tanë përfitojnë shërbim të sigurt, të informuar dhe të bazuar në standarde bashkëkohore të mjekësisë.
Ekspert i përkushtuar në shëndetin dermatologjik
Specialist Dermatolog