Shërbimi i Imazherisë në Egian by Intermedica ofron diagnostikë të avancuar dhe të saktë përmes aparaturave bashkëkohore dhe interpretimit nga profesionistë me përvojë të gjatë në fushën e radiologjisë.
Ky shërbim drejtohet nga Prof. Assoc. Sander Kola dhe Dr. Spiro Thomaj, të cilët garantojnë një analizë të kujdesshme dhe të besueshme të çdo ekzaminimi.
Radiografia digitale nga kompania japoneze FUJI me rrezatim të ulët dhe saktësi të lartë në diagnozë.
Ekografi të avancuara me aparate GE Healthcare për imazhe të qarta dhe precize të organeve të brendshme.
Skaner me rezolucion të lartë nga Siemens Healthineers SOMATOM go.Now për diagnostikim të detajuar.
Ne ju ofrojme sherbimin e grafise digitale nga kompania japoneze FUJI
Të avancuara me aparate GE Healthcare, të cilat ofrojnë imazhe të qarta dhe precize për vlerësimin e organeve të brendshme dhe strukturave të buta. Me ane tw ekzaminimit ekografik, mund të përcaktohet burimi i dhimbjes, enjties, infeksionit apo çdo shqetësimi që pacienti mund të shfaqë. Këto pajisje të gjeneratës së re, kombinuar me profesionalizmin e mjekëve specialistë radiologë, do mbështesin pacientët me një diagnozë të saktë dhe të shpejtë.
Me rezolucion të lartë, nga Siemens Healthineers SOMATOM go.Now, një nga sistemet më të besueshme për skanim të shpejtë dhe me rezolucion të lartë, ideal për diagnostikim të detajuar dhe në kohë reale, për analiza të detajuara të strukturave të brendshme trupore, duke ndihmuar në diagnostikimin e saktë të patologjive komplekse.
Stafi ynë i specializuar i mjekëve radiologë ofron për të gjithë pacientët përkushtimin dhe ekspertizën shumëvjeçare në bashkëpunim dhe me specialitetet e tjera të shërbimit mjekësor. Përmes kombinimit të teknologjisë së avancuar dhe përvojës mjekësore, ofrojmë shërbim të sigurt, të shpejtë dhe të orientuar drejt pacientit.
Profesionistë me përvojë të gjatë në fushën e radiologjisë dhe interpretimit të imazheve mjekësore
Radiolog (Imazherist)
Radiolog (Imazherist)