Shërbimi i kardiologjisë në Egian by Intermedica ofron diagnostikim dhe ndjekje të specializuar për sëmundjet kardiovaskulare, me një qasje bashkëkohore dhe të orientuar drejt parandalimit, trajtimit dhe monitorimit afatgjatë të shëndetit të zemrës.
Ky shërbim mbulohet nga dy kardiologë të përkushtuar dhe me eksperiencë: Dr. Elton Qeli dhe Dr. Almenda Zaka.
Kardiologjia është specialiteti që merret me vlerësimin e funksionit të zemrës dhe enëve të gjakut, duke u fokusuar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Shërbimet që ofrojmë në kuadër të kardiologjisë përfshijnë:
Me historik të detajuar mjekësor, ekzaminim fizik dhe orientim drejt analizave apo ekzaminimeve shtesë sipas rastit.
Një ekzaminim jo-invaziv me ultratinguj për vlerësimin e strukturës dhe funksionit të zemrës (valvulat, dhomat, fraksioni i ejeksionit, lëngjet perikardiale etj.).
Për regjistrimin e aktivitetit elektrik të zemrës, diagnostikimin e aritmisë, ishemisë ose çrregullimeve të përçimit.
Për monitorimin e vazhdueshëm të tensionit arterial dhe ritmit të zemrës gjatë aktivitetit të përditshëm të pacientit.
Për vlerësimin e përgjigjes së zemrës ndaj efortit dhe për diagnostikimin e sëmundjes ishemike.
Për mënyrën e jetesës, ndjekjen e mjekimeve dhe menaxhimin e faktorëve të rrezikut.
Me një qasje të personalizuar dhe të bazuar në protokollet më të fundit ndërkombëtare, Egian by Intermedica kujdeset për zemrën tuaj me profesionalizëm, teknologji moderne dhe vëmendje të vazhdueshme ndaj çdo detaji klinik.
Ekspertë të përkushtuar në shëndetin kardiovaskular
Kardiolog
Kardiolog