Neurologji

Shërbimi i Neurologjisë në Egian by Intermedica ofron diagnostikim dhe trajtim të specializuar për sëmundjet e sistemit nervor qendror dhe periferik. Ky shërbim ofrohet nga Dr. Ermir Roçi, mjek neurolog me përvojë klinike të konsoliduar, i njohur për profesionalizmin dhe qasjen e kujdesshme ndaj pacientëve me çrregullime neurologjike.

Kujdes i Specializuar për Sistemin Nervor

Neurologjia përfshin një spektër të gjerë patologjish që prekin një nga sistemet më delikate të organizmit – sistemin nervor.

Neurologjia merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor qendror dhe periferik, duke ofruar kujdes gjithëpërfshirës për pacientët me çrregullime neurologjike.

Shërbimet Tona Neurologjike

Patologji që Trajtohen

Dhimbjet e kokës (migrenë, cefale tensionale)
Epilepsinë dhe krizat konvulsive
Çrregullimet e gjumit
Sëmundjet neurodegjenerative (Parkinson, Alzheimer)
Sëmundjet demielinizuese (skleroza multiple)
Dëmtime të nervave periferikë (neuropati, parestezi)
Marramendje, vertigo dhe çrregullime të ekuilibrit
Goditjet cerebrale (infarktet dhe hemorragjitë)
Sëmundje të palcës kurrizore
Çrregullime motorike

Procesi i Shërbimit Neurologjik

1. Vizita të specializuara neurologjike

Marrje të hollësishme të anamnezës dhe ekzaminim klinik neurologjik të detajuar.

2. Interpretim i ekzaminimeve neuroimazherike

Ekzaminime neuroimazherike (skaner) në bashkëpunim me shërbimin e imazherisë.

3. Ndjekje dhe menaxhim afatgjatë

Sëmundjeve kronike neurologjike, me përshtatje të trajtimeve sipas nevojave individuale.

4. Këshillim për modifikim stili jetese

Trajtim farmakologjik, bazuar në protokollet bashkëkohore të neurologjisë.

Falë përkushtimit të Dr. Ermir Roçit, pacientët tanë marrin një kujdes gjithëpërfshirës, të saktë dhe njerëzor për çrregullimet që prekin një nga sistemet më delikate të organizmit – sistemin nervor.

Neurologu Ynë

Ekspert i përkushtuar në shëndetin neurologjik

Dr. Ermir Roçi
Dr. Ermir Roçi

Specialist Neurolog