Obstetrike-Gjinekologji

Shërbimi i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Egian by Intermedica kujdeset për shëndetin e grave dhe nënave në çdo hap të jetës së tyre, nga adoleshenca, shtatzënia dhe lindja, deri në periudhën e menopauzës.

Obstetrike-Gjinekologji

Shërbimi i Obstetrikë-Gjinekologjisë

Gjinekologjia është specialiteti që merret me shëndetin riprodhues të gruas dhe menaxhimin e çrregullimeve që prekin sistemin riprodhues, duke përfshirë:

  • Çrregullime menstruale
  • Infeksione gjinekologjike
  • Kistet e vezoreve dhe fibromat uterine
  • Endometriozë dhe sindroma të vezores policistike (PCOS)
  • Menaxhim të menopauzës
  • Shtatzëni dhe ndjekje obstetrikale
  • Kontrolli rutinë gjinekologjik dhe PAP test
  • Ekografi transvaginale dhe abdominale
  • Ekografi obstetrikale dhe ndjekje e shtatzënisë
  • Ekografi morfologjike (vlerësim i detajuar fetal në tremujorin e dytë)

Shërbimet Tona

1. Vizita gjinekologjike të detajuara

Ku mjeku mbledh historikun shëndetësor, kryen ekzaminimin klinik dhe orienton për analizat apo trajtimin e nevojshëm.

2. Ekografi gjinekologjike dhe obstetrikale me aparatura GE Healthcare Voluson E8

Të teknologjisë së fundit, për vlerësimin e mitrës, vezoreve, endometrit, si dhe për ndjekjen e zhvillimit të shtatzënisë që nga javët e para.

3. Eko morfologjike me aparatura GE Healthcare Voluson E8

E cila kryhet zakonisht rreth javës së 20 të shtatzënisë, për të vlerësuar në mënyrë të detajuar strukturat anatomike të fetusit dhe për të zbuluar anomalitë e mundshme.

4. Diagnostikim dhe trajtim të infertilitetit

Duke përfshirë analizat hormonale, vlerësimin e rezervës ovariane, HSG, ndjekjen e ovulacionit dhe përgatitjen për teknika të riprodhimit të asistuar.

5. Pap-test dhe kontroll për HPV

Një ekzaminim i thjeshtë dhe i shpejtë që ndihmon në zbulimin e hershëm të ndryshimeve në qelizat e qafës së mitrës dhe infeksionit me HPV, duke parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe duke siguruar shëndetin afatgjatë të grave.

6. Programi i fertilitetit dhe IVF

I cili përfshin teknologjitë më të avancuara si:

  • PGD (Preimplantation Genetic Diagnosis)
  • PGT-A (Preimplantation Genetic Testing for Aneuploidy)

Kjo mundëson përzgjedhjen e embrioneve më të shëndetshme për implantim, duke rritur ndjeshëm suksesin e trajtimit dhe minimizuar komplikacionet.

Në Egian by Intermedica, ofrojmë një qasje të ndjeshme, profesionale dhe të personalizuar për çdo grua, duke e mbështetur në çdo hap të udhëtimit të saj shëndetësor — nga kontrollet rutinë, tek shtatzënia dhe trajtimi i infertilitetit.

Ambienti ynë

Gjinekologji Egian by Intermedica
Gjinekologji Egian by Intermedica
Gjinekologji Egian by Intermedica

Ekipi Ynë i Ekspertëve

Mjekë të specializuar me përvojë të gjatë në diagnostikimin, ndjekjen dhe trajtimin e patologjive gjinekologjike dhe të infertilitetit

Dr. Genc Kabili
Dr. Genc Kabili, PhD

Obstetër/Gjinekolog & Specialist i Infertilitetit

Dr. Arian Kashami
Dr. Arian Kashami

Obstetër/Gjinekolog

Dr. Jonida Dautllari
Dr. Jonida Dautllari

Obstetër/Gjinekologe