Shërbimi i Otorinolaringologjisë (ORL) në Egian by Intermedica mbulon diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshit, hundës, fytit dhe qafës, për pacientë të të gjitha moshave.
Ky shërbim ofrohet nga Dr. Syri Alcani, mjek ORL me mbi 35 vite përvojë dhe përkushtim në trajtimin e një game të gjerë patologjish otorinolaringologjike.
Vlerësim klinik të plotë të veshit, hundës dhe fytit, përmes mjeteve diagnostike të specializuara.
Ndjekja e patologjive të shpeshta si infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, sinusitet dhe faringitet.
Këshillim për ndërhyrje kirurgjikale në rastet e bajameve, septumit devijuar apo patologjive të veshit të mesëm.
Me një qasje të kujdesshme, teknologji moderne dhe përvojë të konsoliduar, Dr. Syri Alcani siguron një kujdes të plotë dhe cilësor për çdo pacient me shqetësime në aparatin e dëgjimit, frymëmarrjes ose të folurit.
Ekspert i përkushtuar në shëndetin ORL
Specialist ORL