Shërbimi i Psikiatrisë pranë Egian by Intermedica ofron kujdes profesional dhe të personalizuar për pacientë të të gjitha moshave që përballen me çrregullime të shëndetit mendor, emocional dhe të sjelljes. Objektivi ynë është të ofrojmë një hapësirë të sigurt, mbështetëse dhe jo-gjykues, ku pacientët të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar.
Psikiatria është një degë thelbësore e mjekësisë që ndihmon në diagnostikimin dhe menaxhimin e një game të gjerë të çrregullimeve mendore.
Qasja jonë synon jo vetëm kontrollin e simptomave, por përmirësimin real të cilësisë së jetës së pacientëve tanë dhe forcimin e aftësisë përballuese në jetën e përditshme.
Shërbimet psikiatrike që ofrojmë përfshijnë:
Me një qasje bio-psiko-sociale për çdo pacient, duke mbledhur historik të detajuar dhe kryer vlerësim të kujdesshëm klinik.
Që përfshin terapinë farmakologjike dhe mbështetjen psiko-emocionale të përshtatur sipas nevojave individuale.
Për rregullimin e trajtimit dhe vlerësimin e ecurisë, duke optimizuar planin terapeutik sipas nevojës.
Me specialistë të tjerë (psikologë, neurologë, mjekë familjeje) për një menaxhim sa më gjithëpërfshirës.
Me një qasje profesionale dhe të personalizuar, ofrojmë një hapësirë të sigurt, mbështetëse dhe jo-gjykues, ku pacientët të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar në rrugëtimin drejt shërimit mendor.