Shërbimi i reumatologjisë në Egian by Intermedica ofron diagnostikim dhe trajtim të specializuar për sëmundjet inflamatore dhe degjenerative të sistemit muskulor dhe artikulacioneve. Nën kujdesin profesional të Dr. Ediola Çobo, mjeke reumatologe me përvojë dhe trajnim të avancuar në patologjitë autoimune dhe sistemike.
Qasje e individualizuar dhe multidisiplinare për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.
Reumatologjia është specialiteti që merret me vlerësimin, diagnostikimin dhe menaxhimin afatgjatë të sëmundjeve që prekin sistemin muskulor, artikulacionet dhe indet lidhor, duke u fokusuar në sëmundjet autoimune dhe inflamatore.
Shërbimet që ofrojmë në kuadër të reumatologjisë përfshijnë:
Me histori të plotë mjekësore, ekzaminim fizik të sistemit muskulor dhe artikulacioneve, si dhe plan trajtimi të personalizuar.
Për diagnostikimin e sëmundjeve inflamatore sistemike dhe diferencimin e tyre.
Për vlerësimin e inflamacionit dhe dëmtimeve strukturore në nyje dhe inde të buta.
Përmes monitorimit të parametrave klinikë dhe përshtatjes së terapive imunosupresive apo biologjike.
Duke përfshirë edhe këshillim për fizioterapi dhe ndryshime të stilit të jetesës.
Dhe rrezik të lartë për fraktura, me trajtim dhe kontroll të densitetit kockor.
Duke ndjekur udhëzimet dhe protokollet më të përditësuara ndërkombëtare, Egian by Intermedica ofron kujdes të dedikuar reumatologjik me profesionalizëm, empati dhe angazhim të vazhdueshëm ndaj shëndetit të pacientëve.
Eksperte e përkushtuar në sëmundjet autoimune dhe sistemike
Reumatologe