Mjekët tanë janë të specializuar në fusha të ndryshme mjekësore dhe kanë përvojë të gjatë në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.
Obstetër/Gjinekolog & Specialist i Infertilitetit
Obstetër/Gjinekolog
Obstetër/Gjinekologe
Radiolog (Imazherist)
Pediater
Alergolog/Patolog
ORL (Otorinolaringolog)
Dermatolog
Radiolog (Imazherist)
Mjeke Laboratori
Mjek bakterolog/mikrobiolog
Kardiolog
Gastrohepatolog
Kardiologe
Ortoped
Urolog
Neurolog
Gastrohepatologe
Nefrologe
Reumatologe
Endokrinologe
Dr. Genc Kabili, PhD, mjek Obstetër/Gjinekolog dhe specialist i Infertilitetit, eshte pjesë e Qendrës Mjekësore “Egian by Intermedica” prej 20 vitesh.
Dr. Genc Kabili ka përfunduar studimet për Mjekësi në “Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës” me rezultate të shkëlqyera dhe më pas ka ndjekur specializimin pasuniversitar në fushën e Obstetrikë Gjinekologjisë pranë këtij fakulteti.
Ka një eksperiencë mbi 25 vjeçare në fushën e Obstetrikë/Gjinekologjisë, i fokusuar kryesisht në fushën e Fekondimit In Vitro (IVF) dhe trajtimit të infertilitetit në çifte.
Dr. Genc Kabili ka punuar për 3 vite pranë Maternitetit të Gjenevës, Zvicër, duke u trajnuar e specializuar për Fertilizimin in Vitro (IVF) në teknikat e stimulimit të kontrolluar të vezoreve, inseminimit Intra- Uterin, konsulencës gjenetike për PGT-A dhe Mjekësi Fetale.
Nga viti 2004-2016 ka ushtruar profesionin e tij si mjek Obstetër/Gjinekolog në Spitalin Universitar Obstetrik/Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë.
Nga viti 2016-2024 ka ushtruar profesionin e tij si mjek Obstetër/Gjinekolog në Spitalin Amerikan 2, Tiranë.
Prej 2008 dhe aktualisht, punon si Obstetër/Gjinekolog dhe specialist i Infertilitetit dhe Fertilizimit in Vitro (IVF) pranë Qendrës Mjekësore “Egian by Intermedica” duke ofruar të gjithë gamën e shërbimeve të Teknikave te Riprodhimit te Asistuar.
Dr. Arian Kashami, mjek obstetër/gjinekolog, eshte pjese e Qendrës Mjekësore “Egian by Intermedica” prej 15 vitesh.
Dr. Arian Kashami ka përfunduar studimet për Mjekësi në Universitetin La Sapienza, Romë, Itali (1993-2000) me rezultate të shkëlqyera “con Lode”, dhe më pas ka ndjekur specializimin për Obstetrikë/Gjinekologji në të njejtin universitet, “La Sapienza”, Romë, Itali (2001-2006).
Ka ndjekur një kurs intensiv në Klinikën Artemisia (Lider në Diagnostikimin Prenatal), në Departamentin e Diagnostikimit Prenatal, Romë, Itali (2006 - 2007).
Ka punuar si Obstetër/Gjinekolog: Policlinico Umberto 1, Romë; Spitali San Giovanni Addolorata, Romë (2004-2007), Clinica Villa Europa, Romë (2005-2007).
Që nga janari i vitit 2009 dhe aktualisht, punon si Obstetër/Gjinekolog në Spitalin Universitar Obstetrik/Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë, si dhe në Qendrën Mjekësore “Egian by Intermedica”, Tiranë.
Dr. Jonida Dautllari, mjeke obstetër/gjinekologe, eshte pjesë e Qendrës Mjekësore “Egian by Intermedica” prej 8 vitesh.
Dr. Jonida Dautllari ka përfunduar studimet për Mjekësi në “Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës” me rezultate të shkëlqyera dhe më pas ka ndjekur specializimin pasuniversitar në fushën e Obstetrikë Gjinekologjisë pranë këtij fakulteti ne vitin 2015. Ka një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e Obstetrikë/Gjinekologjisë.
E certifikuar për kolposkopi nga “International Federation for Cancer Prevention and Colposcopy, IFCPC”.
Ka ndjekur disa kurse ekografie për diagnostikimin e Anomalive Fetale, të organizuara nga “International Society of Ultrasound in Obstetrics”.
Ka ndjekur kursin e hysteroskopisë diagnostike dhe rezektoskopike, pranë Centro di Endoscopia Ginecologica, Itali.
Prej vitit 2017 dhe aktualisht, ushtron profesionin e saj si mjeke Obstetër/Gjinekologe në Spitalin Universitar Obstetrik/Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë, si dhe në Qendrën Mjekësore “Egian by Intermedica”.
Prof. Asc. Dr. Sandër Kola, mjek Radiolog, eshte pjesë e Qendrës Mjekësore “Egian by Intermedica” prej 9 vitesh.
Prof. Asc. Sandër Kola ka mbaruar studimet për Mjekësi në “Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës” në 1989 dhe më pas ka ndjekur specializimin pasuniversitar në fushën e Diagnozë me Imazhe (Radiologji) gjatë 1992-1996.
Ka një eksperiencë mbi 30 vjeçare në fushën e Radiologjisë (Imazherisë).
Në 1997 është trajnuar në Spitalin e Brescias, Itali, mbi ekografinë (ultrasonografinë) abdominale dhe të vazave të gjakut.
Në Spitalin e Avelinos, Itali, ka ndjekur trajnim për ekografinë transfontanelare dhe koksofemorale për fëmijët nën 1 vjeç.
Në 2007 është specializuar për ekzaminimet skanerike ne Avezzano, Itali.
Nga viti 2005 dhe aktualisht punon si Radiolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, si dhe nga 2016 e në vazhdim në Qendrën Mjekësore “Egian by Intermedica”, Tiranë.
Prof. Asc. Sandër Kola është pedagog në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës si dhe udhëheqës shkencor i Masterave dhe Doktoraturave.
Dr. Spiro Thomaj, mjek Radiolog, eshte pjesë e Qendrës Mjekësore “Egian by Intermedica” prej disa vitesh.
Dr. Spiro Thomaj ka mbaruar studimet për Mjekësi në “Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës” dhe më pas ka ndjekur specializimin pasuniversitar në fushën e Radiologjisë pranë këtij fakulteti, ku ka mbaruar në vitin 1986.
Ka një eksperiencë 40 vjeçare në fushën e Radiologjisë (Imazherisë).
Nga viti 1993-2018 ka qenë shef shërbimi të imazherisë në Spitalin Rajonal Gjirokastër “Omer Nishani”.
Ka ndjekur kurse mujore ne Spitalin e Janinës, Greqi në fushën e imazherisë.
Dr. Spiro Thomaj është dhe pjesëmarrës aktiv nëpër kongrese mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ne jemi krenarë që kemi në ekipin tonë një mjek të përkushtuar e profesionist, si Dr. Spiro Thomaj!
Dr. Elton Qeli, mjek Kardiolog, eshte pjesë e Qendrës Mjekësore “Egian by Intermedica” prej vitesh.
Dr. Elton Qeli ka mbaruar studimet për Mjekësi në “Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës” në 1999-2005 dhe më pas ka ndjekur specializimin pasuniversitar në fushën e Kardiologjisë gjatë 2008-2012.
Ka një eksperiencë mbi 20 vjeçare si mjek, dhe ka punuar 8 vite si Kardiolog pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Ka dhe shumë vite eksperience si specialist kardiolog ne spitale dhe klinika shteterore dhe private.
Dr. Elton Qeli është gjithashtu pedagog në Western Balkans University.
Ka ndjekur trajnime dhe kongrese nderkombetare jashte shtetit, me pjesemarrje aktive per ngritjen shkencore dhe profesionale ne fushen e Kardiologjise.
Pediater
Dr. Gezim Shehu – Mjek Pediatër me Eksperiencë të Thelluar dhe Kujdes të Përsosur ndaj Fëmijëve
Dr. Gezim Shehu është një mjek pediatër me një karrierë të jashtëzakonshme, që shtrihet në mbi 40 vite përvojë të përkushtuar në kujdesin shëndetësor të fëmijëve – që nga periudha neonatale deri në adoleshencë. Gjatë gjithë këtyre dekadave, ai ka fituar reputacionin e një profesionisti të besuar, të dashur nga prindërit dhe i respektuar nga kolegët për qasjen e tij të kujdesshme, të detajuar dhe njerëzore në praktikën mjekësore.
Për më shumë se 17 vite, Dr. Shehu është pjesë e ekipit të Qendrës Mjekësore Egian by Intermedica, ku vazhdon të ofrojë shërbime cilësore pediatrike, duke përfshirë:
Dr. Shehu njihet për komunikimin e qetë dhe bindës me prindërit, aftësinë për të fituar shpejt besimin e fëmijëve dhe për mbështetjen që jep në çdo fazë të zhvillimit të tyre. Ai ka marrë pjesë në trajnime të shumta dhe vazhdon të ndjekë zhvillimet më të fundit në pediatri për të ofruar gjithmonë kujdes të përditësuar dhe të bazuar në prova.
Përkushtimi i tij ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe dashuria për profesionin e kanë bërë Dr. Shehun një figurë qendrore në pediatrinë dhe një nga shtyllat e shërbimit mjekësor në Egian by Intermedica.
Alergolog/Patolog
Dr. Bardhyl Vaqarri – Mjek Alergolog dhe Patolog me Eksperiencë të Gjerë
Dr. Bardhyl Vaqarri është një mjek me specializim të dyfishtë në Alergologji dhe Patologji, me mbi 40 vite përvojë klinike në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e një spektri të gjerë sëmundjesh. Përvoja e tij përfshin si analizën patologjike të sëmundjeve, ashtu edhe menaxhimin e reaksioneve alergjike të ndërlikuara, si alergjitë respiratore, ushqimore dhe ato të shkaktuara nga ilaçet apo faktorët ambientalë.
Prej më shumë se 10 vitesh, ai është pjesë e stafit të Qendrës Mjekësore Egian by Intermedica, ku kombinon ekspertizën në patologji me përvojën e gjatë në alergologji për të ofruar një kujdes të plotë, të saktë dhe të personalizuar për çdo pacient.
Dr. Vaqarri njihet për diagnostikimin e saktë, trajtimin e individualizuar dhe komunikimin profesional që krijon besim te pacientët.
ORL (Otorinolaringolog)
Dr. Syri Alcani – Mjek Otorinolaringolog (ORL) me Eksperiencë të Konsoliduar në Kujdesin ndaj Veshit, Hundës dhe Fytit
Dr. Syri Alcani është një mjek otorinolaringolog me mbi 40 vite përvojë të vazhdueshme në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit. Me një karrierë të ndërtuar mbi ekspertizë të thellë klinike dhe përkushtim ndaj pacientit, ai është një nga emrat e besuar në fushën e ORL-së në vend.
Prej 8 vitesh, Dr. Alcani është pjesë e ekipit të Egian by Intermedica, ku ofron shërbime të specializuara për pacientë të të gjitha moshave – nga vlerësimi i infeksioneve akute dhe kronike, deri te trajtimi i çrregullimeve të dëgjimit, zërit dhe frymëmarrjes përmes hundës.
I njohur për qasjen e kujdesshme dhe diagnostikimin e saktë, Dr. Alcani kombinon përvojën klinike me teknikat moderne të ekzaminimit për të garantuar një trajtim efikas dhe të personalizuar për çdo pacient.
Dermatolog
Dr. Fahri Xhemollari – Mjek Dermatolog me Eksperiencë të Gjerë dhe Kujdes të Personalizuar Dermatologjik
Dr. Fahri Xhemollari është një mjek dermatolog me mbi 40 vite përvojë klinike, i specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka ndihmuar mijëra pacientë në menaxhimin e patologjive dermatologjike si dermatitet, aknet, psoriaza, infeksionet mikotike, sëmundjet autoimune të lëkurës, si dhe tumoret beninje dhe malinje të lëkurës.
Prej më shumë se 10 vitesh, Dr. Xhemollari është pjesë e ekipit të Egian by Intermedica, ku ofron kujdes dermatologjik të personalizuar, duke kombinuar përvojën e gjatë me qasjet moderne të trajtimit. Ai është i njohur për vlerësimin klinik të saktë, zgjedhjen e protokolleve efikase të mjekimit dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së pacientëve të çdo moshe.
Falë qasjes së tij profesionale dhe komunikimit të hapur, Dr. Xhemollari ka fituar besimin e pacientëve dhe konsiderohet një figurë e qëndrueshme në fushën e dermatologjisë klinike.
Mjeke Laboratori
Dr. Meribane Keshi – Mjeke Laboratori me Eksperiencë të Thelluar dhe Ekspertizë në Diagnostikën Biokimike dhe Laboratorike
Dr. Meribane Keshi është një mjeke laboratori me mbi 30 vite përvojë në fushën e diagnostikës laboratorike, duke përfshirë analizat biokimike, hematologjike, imunologjike dhe mikrobiologjike. Me një karrierë të ndërtuar mbi përkushtimin ndaj saktësisë dhe cilësisë në shërbim, ajo ka qenë gjithmonë një pikë referimi në garantimin e rezultateve të besueshme për pacientët dhe mjekët klinicistë.
Prej vitesh, Dr. Keshi është drejtuese e laboratorit në Egian by Intermedica, ku menaxhon dhe mbikëqyr të gjithë procesin laboratorik – nga marrja e mostrës deri te kontrolli përfundimtar i rezultateve. Ajo punon ngushtësisht me ekipin multidisiplinar për të siguruar që çdo analizë të kryhet me pajisje moderne, në përputhje me protokollet më të fundit të kontrollit të cilësisë.
Dr. Keshi është e njohur për profesionalizmin, rigorozitetin dhe aftësinë për të interpretuar rezultatet laboratorike në mënyrë të integruar, duke ndihmuar ndjeshëm në vendimmarrjen diagnostike dhe klinike.
Mjek bakterolog/mikrobiolog
Dr. Rexhep Muja është mjek mikrobiolog dhe bakterolog me një karrierë të pasur mbi 35 vite në fushën e mikrobiologjisë dhe shëndetit publik. Aktualisht pjesë e Egian by Intermedica, ai sjell përvojë të gjerë në diagnostikimin e infeksioneve bakteriale dhe analizave mikrobike.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet shëndetësore publike dhe private, duke kontribuar në ngritjen e standardeve të laboratorëve mikrobiologjikë dhe trajnimin e brezave të rinj të specialistëve. Ai është i njohur për aftësinë e tij në identifikimin e saktë të patogjenëve, interpretimin e analizave laboratorike dhe këshillimin profesional për trajtimin e infeksioneve të ndërlikuara.
Dr. Muja ka marrë pjesë në projekte të shumta kërkimore dhe ka publikuar artikuj shkencorë në fushën e mikrobiologjisë klinike. Përkushtimi i tij ndaj cilësisë, sigurisë laboratorike dhe edukimit të vazhdueshëm e bën një nga figurat më të respektuara në komunitetin mjekësor shqiptar.
Si pjesë e ekipit të Egian by Intermedica, Dr. Muja ofron konsulencë të specializuar për diagnostikimin dhe menaxhimin e infeksioneve bakteriale, duke ndihmuar pacientët të marrin trajtimin më të përshtatshëm dhe të sigurt.
Gastrohepatolog
Prof. Bledar Kraja është mjek gastrohepatolog me mbi 20 vite përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të traktit gastrointestinal, mëlçisë, rrugëve biliare dhe pankreasit. Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës (1997) dhe specialist në Gastrohepatologji (2002), ai ka fituar gradën Doktor në 2009 dhe ka kryer studime post-doktorale në Erasmus Medical Center, Roterdam.
Prof. Kraja është ekspert në endoskopinë digjestive, duke përfshirë procedurat e avancuara si Ultrasonografia Endoskopike (EUS) dhe Kolangiopankreatografia Retrograde Endoskopike (ERCP). Ai ka kontribuar në hapjen e parë të Kabinetit të EUS dhe ERCP në QSUT dhe aktualisht punon dhe në Njësinë e Endoskopisë Digjestive në qendren mjekesore Egian by Intermedica.
Përveç punës klinike, Prof. Kraja është pedagog i Fiziologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ka marrë pjesë në projekte kërkimore ndërkombëtare, me shumë publikime shkencore. Ai shërben si anëtar i bordeve editoriale të revistave mjekësore dhe si Pikë Kombëtare Kontakti për projektin ECICC të Komisionit Europian për kancerin kolorektal. Gjithashtu është auditues klinik i certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Kardiologe
Dr. Almenda Zaka është mjeke kardiologe pranë Egian by Intermedica, me një formim të fortë akademik dhe përvojë të gjerë klinike në fushën e urgjencës dhe kardiologjisë.
Pas përfundimit të studimeve të larta në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës (2004–2010), ajo vijoi specializimin në Kardiologji pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke përqendruar ekspertizën e saj në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Dr. Zaka ka një përvojë të gjatë në sistemin spitalor, përfshirë:
Ajo ka marrë pjesë në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ekokardiografisë transezofageale, menaxhimit të urgjencave dhe protokolleve të avancuara të ndihmës së shpejtë, përfshirë:
Me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim ndaj pacientit, Dr. Almenda Zaka është një prej emrave të besuar në kujdesin kardiovaskular pranë Egian by Intermedica.
Ortoped
Dr. Tahir Çela – Mjek Ortoped me Eksperiencë të Gjerë në Traumatologji dhe Ortopedi
Dr. Tahir Çela është një mjek ortoped me përvojë të gjatë dhe të thelluar në fushën e traumatologjisë dhe ortopedisë, me mbi 12 vite punë pranë Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë. I njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj pacientit, ai ka trajtuar me sukses një gamë të gjerë patologjish traumatike dhe ortopedike, që nga frakturat e komplikuara deri te ndërhyrjet kirurgjikale të specializuara.
Përpara këtij angazhimi, Dr. Çela ka punuar si Mjek i Përgjithshëm në një spital fushor në Kabul, Afganistan per 1 vit, duke fituar përvojë të vlefshme në mjekësinë urgjente dhe trajtimin e situatave kritike në kushte të vështira.
Gjithashtu, ai ka kontribuar në fushën akademike si përkthyes profesional i literaturës mjekësore nga anglishtja në shqip, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dituria dhe Qendrën për Përkthim dhe Kualifikim, duke ndihmuar në pasurimin e burimeve mjekësore në gjuhën shqipe.
Aktualisht, Dr. Tahir Çela është pjesë e ekipit multidisiplinar të Qendrës Mjekësore Egian by Intermedica, ku ofron konsultime, trajtime konservative dhe kirurgjikale për sëmundjet ortopedike dhe traumat e sistemit muskulor-skeletor. Me një qasje të kujdesshme dhe humane, ai siguron një kujdes bashkëkohor dhe të personalizuar për çdo pacient.
Urolog
Dr. Xhemal Keshi – Mjek Urolog me 25 Vite Eksperiencë në QSUT dhe në Praktikë Private
Dr. Xhemal Keshi është një mjek urolog me përvojë të jashtëzakonshme, me mbi 25 vite punë të pandërprerë në fushën e urologjisë, ku pjesa më e madhe e karrierës së tij është zhvilluar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), institucioni më i madh dhe referues në vend për trajtimin e patologjive urologjike.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Dr. Keshi ka trajtuar me sukses mijëra pacientë me sëmundje të traktit urinar dhe genital mashkullor, duke përfshirë patologji si: hiperplazia beninje e prostatës, litiaza urinare (gurët në veshka dhe ureter), infeksionet urinare, çrregullimet urinare dhe ato seksuale, si dhe tumorët urologjikë. Ai është i njohur për aftësitë e tij kirurgjikale të sigurta, qasjen e kujdesshme klinike dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së pacientit.
Aktualisht, Dr. Xhemal Keshi vazhdon të jetë pjesë aktive e stafit mjekësor pranë QSUT, ndërsa njëkohësisht ofron konsulta dhe trajtime urologjike pranë Qendrës Mjekësore Egian by Intermedica, ku sjell përvojën e tij të pasur dhe një kujdes bashkëkohor të personalizuar për pacientët në praktikën private.
Neurolog
Dr. Ermir Roci – Mjek Neurolog me eksperiencë të gjerë dhe trajnim Evropian
Dr. Ermir Roci është një mjek neurolog i diplomuar fillimisht si mjek i përgjithshëm në vitin 2003, për të vijuar më pas specializimin në Neurologji pranë QSUT, në vitin 2009. Gjatë viteve të formimit dhe praktikës klinike, ai ka ndjekur një sërë trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u specializuar në fusha si çrregullimet e lëvizjes, sëmundjet cerebrovaskulare, dhimbjet neuropatike, sëmundjet neuromuskulare, si dhe ultrasonografia neurologjike.
Karrierën si mjek e nisi pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë, për të vazhduar më pas me specializim dhe angazhim të plotë pranë Departamentit të Neurologjisë – QSUT, ku u përfshi aktivisht në aktivitetin klinik dhe edukimin vazhdues.
Dr. Roci ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca dhe kurse ndërkombëtare, në vende si Gjermania, Austria, Rusia, Turqia, Kroacia, Çekia dhe Maqedonia, duke përfshirë edhe kurse të organizuara nga European Federation of Neurological Societies (EFNS) dhe Movement Disorders Society. Ai është anëtar aktiv i të dyja këtyre shoqatave.
Fushat e tij të interesit përfshijnë:
Aktualisht, Dr. Ermir Roci është pjesë e stafit të Qendrës Mjekësore Egian by Intermedica, ku ofron shërbime të specializuara neurologjike dhe këshillim të avancuar për patologjitë e sistemit nervor qendror dhe periferik.
Gastrohepatologe
Dr. Ada Myrto – Gastrohepatologe me Eksperiencë Klinike dhe Akademike të Gjatë
Dr. Ada Myrto është gastrohepatologe me mbi 13 vite përvojë në fushën e gastroenterologjisë dhe hepatologjisë.
Përveç praktikës klinike, Dr. Myrto ka një përvojë të gjatë akademike, duke qenë ligjëruese në Universitetin Privat “Aldent” për 6 vjet. Gjatë karrierës së saj ka kaluar përmes një periudhe specializimi si mjeke në departamentin e Gastro-Hepatologjisë në QSUT “Nënë Tereza”.
Ajo është gjithashtu Drejtuese Ekzekutive e Albanian Ultrasound Association, pjesë e organizatës europiane EFSUMB, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e ultrazërit abdominal dhe edukimit mjekësor.
Dr. Ada Myrto ka marrë pjesë në trajnime dhe simpoziume ndërkombëtare në Itali, Austri, Belgjikë dhe vende të tjera, duke forcuar njohuritë e saj në mjekësinë bazuar në dëshmi (EBM), vaksinologji dhe sigurinë biologjike.
Nefrologe
Dr. Edi Rembeci – Nefrologe me Eksperiencë në Hemodializë dhe Kujdesin e Veshkave
Dr. Edi Rembeci është nefrologe me përvojë të specializuar në trajtimin e sëmundjeve të veshkave dhe në hemodializë. Ajo ka punuar si nefrologe dhe specialiste në hemodializë në Spitalin Amerikan gjatë periudhës Prill 2018 - Nëntor 2019.
Përgatitjen profesionale e ka ndjekur në Qendrën Spitalore Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, ku përfundoi programin e specializimit në nefrologji (2014–2018). Diplomoi mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2013.
Dr. Rembeci ofron kujdes të specializuar në diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të ndryshme të veshkave, me fokus të veçantë në pacientët që kërkojnë dializë.
Reumatologe
Dr. Ediola Çobo – Reumatologe me Eksperiencë dhe Përkushtim në Kujdesin ndaj Sëmundjeve Reumatizmale
Dr. Ediola Çobo është reumatologe e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatizmale dhe autoimune, duke përfshirë artritin reumatoid, lupusin, osteoartritin dhe sëmundjet e tjera inflamatore të kyçeve dhe indeve lidhëse.
Me një qasje të personalizuar dhe multidisiplinare, ajo ofron kujdes të vazhdueshëm dhe terapi të avancuara për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve të saj.
Dr. Çobo është pjesë e ekipit të Egian by Intermedica, ku kontribuon me ekspertizën e saj në trajtimin e sëmundjeve komplekse reumatizmale dhe ndihmon pacientët të menaxhojnë simptomat dhe të ruajnë funksionin motorik.
Endokrinologe
Dr. Edlira Hoxha – Endokrinologe me Eksperiencë në Diagnostikimin dhe Trajtimin e Sëmundjeve Hormonale
Dr. Edlira Hoxha është endokrinologe e specializuar në trajtimin e çrregullimeve hormonale dhe sëmundjeve të sistemit endokrin, si diabeti mellitus, problemet me tiroiden, sëmundjet e gjëndrave paratiroide, çrregullimet metabolike dhe osteoporoza.
Ajo ofron kujdes të personalizuar dhe terapi të avancuara për menaxhimin efektiv të sëmundjeve endokrine, duke ndihmuar pacientët të përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.
Dr. Hoxha është pjesë e ekipit të Egian by Intermedica, ku kontribuon me njohuritë dhe përvojën e saj për të siguruar trajtim profesional dhe të besueshëm për çdo pacient.