Egian by Intermedica

Qendra Shëndetësore Egian by Intermedica është themeluar në vitin 2008 nga Z. Fatos Mollosmani, si një poliklinikë moderne që ofronte shërbime mjekësore cilësore, laborator të specializuar dhe farmaci. Që në fillimet e saj, Egian u dallua për përkushtimin ndaj pacientëve, profesionalizmin e stafit dhe përpjekjet e vazhdueshme për përmirësim, në përputhje me standardet më të avancuara të mjekësisë bashkëkohore.

Sot, Egian përbëhet nga një klinikë multidisiplinare me mbi 20 mjekë specialistë të kualifikuar, që mbulojnë më shumë se 15 specialitete, duke përfshirë kardiologjinë, obstetrikën dhe gjinekologjinë, dermatologjinë, ORL, pediatrinë, endokrinologjinë, reumatologjinë, gastroenterologjinë, neurologjinë, urologjinë, nefrologjinë, psikologjinë klinike, patologjinë, ortopedinë, alergologjinë, etj. Çdo vit, mbi 15,000 pacientë zgjedhin të na besojnë kujdesin për shëndetin e tyre.

Në prill të vitit 2023, Egian u bashkua me rrjetin prestigjioz Intermedica, lider në diagnostikën laboratorike në Shqipëri. Ky bashkëpunim fuqizoi më tej qendrën tonë duke sjellë:

  • Pajisje të teknologjisë së fundit nga kompanitë më të njohura si Roche, Sysmex, Euroimmun, bioMérieux, etj.
  • Një gamë të zgjeruar analizash, me mbi 3,000 teste laboratorike në dispozicion të mjekëve dhe pacientëve.
  • Implementimin e sistemit të automatizuar LIS-PSM me barcode unik për çdo pacient, që garanton siguri maksimale dhe saktësi të rezultateve.
  • Monitorim 24/7 online të analizatorëve dhe pajisjeve kryesore, për garantimin e cilësisë dhe funksionimit optimal.

Laboratori Intermedica është i pari në Shqipëri që ka instaluar pajisje të nivelit Modular si Cobas 6000, Cobas E411, TaqMan PCR 48, Sebia Capillary Electrophoresis, Sysmex XN-550, VITEK 2 Compact, EUROBlotOne, etj., duke mundësuar diagnostikë të avancuar në të gjitha fushat.

Cilësi, Ekspertizë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

  • Laboratori është certifikuar në menaxhim cilësie me EN ISO 9001:2015 dhe akredituar me EN ISO 15189:2012 nga Hellenic Accreditation System (E.S.Y.D.), duke u renditur ndër laboratorët me standardet më të larta në rajon.
  • Intermedica bashkëpunon me mbi 300 laboratorë në Shqipëri dhe me institucione ndërkombëtare të mirënjohura si Mayo Clinic (SHBA), Bioiatriki, NIPD Genetics, European Laboratory of Nutrients, Bioscientia, etj., për teste të specializuara dhe të avancuara.
  • Procesi i dërgimit të mostrave jashtë vendit ndjek protokolle të rrepta cilësie, duke garantuar ruajtjen optimale të mostrave dhe precizion maksimal të rezultateve.

Në Shërbim të Pacientit

Në Egian by Intermedica, pacienti është gjithmonë në qendër. Stafi mjekësor dhe infermieror është i trajnuar në mënyrë të vazhdueshme për të ofruar kujdes të personalizuar, ndërsa etika e komunikimit dhe mbështetja njerëzore janë vlera thelbësore të punës sonë.

Vlerat Tona

Principet që na udhëheqin në çdo ditë të punës sonë

Profesionalizëm

Ne zbatojmë standardet më të larta të praktikës mjekësore dhe etikës profesionale në çdo aspekt të punës sonë.

Përkushtim

Jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm dhe për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet tona.

Besueshmëri

Krijojmë një marrëdhënie të bazuar në besim dhe transparencë me pacientët tanë dhe kolegët.

Inovacion

Adoptojmë teknologji dhe metoda të reja për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve tona.